Maqedonia e Veriut është vetëm një hap larg hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Shkup. Por, ajo nënvizoi se hapi vendimtar mbetet ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e pakicës bullgare në të.