Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha të martën se mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese “do t'i kushtojë edhe një dekadë” integrimit evropian të këtij shteti. Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, parashikohen në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas.