Presidenti i maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski, vendosi të zgjasë edhe me 8 ditë gjendjen e jashtëzakonshme për të mundësuar përgatitjen e qetë të zgjedhjeve. Vendimi, sipas zyrës së presidentit, u mor bazuar në kushtetutën e republikës së maqedonisë së veriut, pas një propozimi të qeverisë. Kështu, duke filluar nga 15 qershori, gjendja e jashtëzakonshme zgjatet edhe me tetë ditë të tjera. Partitë politike në vend kanë rënë dakord që zgjedhjet e parakohëshme paralamentare të mbahen më 15 korrik 2020.