120 raste të reja të koronavirusit, 5 viktima dhe 125 të shëruar, është ky bilanci i covid 19 në maqedoninë e veriut për 24 orët e shkuara. Sipas ministrisë së shëndetësisë atje, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1367 testime ndërkohë që viktimat janë nga shkupi, kumanova dhe tetova. Kryeqyteti i maqedonisë së veriut, shkupi, kryeson për sa i takon rasteve të koronavirusit, i ndjekur nga kumanova, dibra, tetova etj. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në maqedoninë e veriut janë regjistruar 7244 persona të prekur nga koronavirusi, prej të cilëve 3324 janë shëruar ndërsa 351 persona kanë humbur përballjen me të. Për momentin, 3569 janë rastet aktive në vend.