Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar të hënën se është pranë arritjes së marrëveshjes me Lidhjen Social-Demokrate të Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. “Ekipet e BDI-së dhe LSDM-së gjatë fundjavës dhe ditës së hënë kanë punuar intensivisht për krijimin e një marrëveshjeje cilësore, të shpejtë dhe të plotë koalicioni në ditët e para të afatit të përcaktuar nga kushtetuta, afat ky prej 20 ditësh pas marrjes së mandatit