Maqedonia e veriut po rikthen kufizimet strikte në disa qytete duke filluar nga ora 21 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit, pas një rritjeje të rasteve të reja të koronavirusit në vend. Sipas mediave vendase, numri i të infektuarve sa vjen e rritet në vend dhe vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 120 raste të reja dhe dy viktima. Ky është numri më i lartë i të prekurve nga Kovid-19. Deri më tani shifra mw e lartw ishte 107, e regjistruar kjo më 16 prill.