Dy mjete të tjera lundruese, një gomone dhe një skaf u bllokuan nga policia kufitare, këtë herë në Vlorë. Sipas policisë gomonia u konstatua duke lundurar në një zonë të ndaluar në plazhin e Jonufrës, ndërsa skafi nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim në det. Për pasojë, drejtuesi i gomones u gjobit me 100 000 lekë të rinj, ndërsa drejtuesi i skafit u gjobit me 10 000 lekë të rinj.