Kryeministri Edi Rama i ëshë përgjigjur kërkesës së panegociueshme të protestuesve për dorëheqje me ‘manifestin e (s)dorëheqjes’. Kreu i Qeverisë thotë se sot fjala dorëheqje është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual nga të rinjtë, por u kujton atyre që po i kërkojnë largimin 800 mijë votat e marra në zgjedhjet e vitit të kaluar. Në manifestin e tij, Kreu i Qeverisë rendit arsyet se përse nuk mund ta plotësojë kërkesën e protestuesve.