Në Nju Jork është bërë tanimë një trend blerja e një makine elektrike. Sipas Departamentit Amerikan të Energjisë, tani ka 320 pika karikimi për veturat elektrike të qasshme nga publiku në të gjithë Manhatanin. Ndërkohë e gjithë zona ka vetëm 29 pika karburanti. Kjo do të thotë se për njerëzit që jetojnë ose punojnë në Manhattan, gjetja e një lokacioni për karikimin e automjeteve elektrike është më shumë se 10 herë më e lehtë sesa gjetja e një pike karburanti.