Gjykata e Lartë shqyrton në datë 15 tetor në orën 13:20 kërkesën e avokatëve të Ervin Salianjit për pezullimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi dënimin me një vit burg për akuzën e krijimit të rrethanave për kallëzim të rremë. Gjyqtari Sokol Binaj sipas shortit është caktuar relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.