Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për kërkesën e mazhorancës mbi zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, duke thënë se PD nuk e mbështet këtë nismë. Pas propozimit të bërë nga kreu i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja javën e kaluar, Berisha hodhi akuza të forta ndaj tij. ‘Ulsiu është peng i dosjes, e cila në regjistrime nxjerr se Ulsiu nga çunat e Londrës ka marrë 600 mijë euro. Dhe përveç kësaj, ka kërkuar dhe një çantë Louis Vuitton, dhe kur i thotë ai në telefon, po këtë çantën Louis Vuitton për kë e ke? Aha, i thotë, e kam për bashkëshorten. Jo, jo, i thotë, nuk i bën çanta Louis Vuitton asaj, e ke për tjetërkënd, se ia dinin dhe lidhjet Ulsiut’ Sipas Berishës, Manja nëse do të hetohej do të përballej menjëherë me burg.