Top News – Mandati i paprecedentë i Edi Ramës / Mediat e huaja për fitoren e Partisë Socialiste
12/05/2025 10:53

Shqiptarët votuan të dielën për të vendosur nëse do t’i japin kryeministrit edi rama, një mandat të katërt në detyrë, apo të mbështesin rivalin e tij të hershëm në një palë zgjedhje që shihen si thelbësore për ambicjet evropiane të vendit. Kështu e nis raportimin e saj, agjencia franceze e lajmeve AFP, e cila e vendos theksin tek rëndësia e këtyre zgjedhjeve. Vendi më pro evropian në rajon – shkruan AFP – ka pritur 13 vite për fillimin e negociatave për anëtarësim ndërkohë që nënvizon se komuniteti ndërkombëtar i ka ndjekur nga afër këto zgjedhje, duke i konsideruar një test për institucionet e brishta të vendit, pas një fushate të ashpër mes Ramës dhe veteranit politik, Sali Berisha. AFP tjekson se zgjedhjet paraprake priten brenda dy ditësh nga vitimi, pikërisht para samitit të liderëve evropianë në shqipëri, por përmend edhe rezultatet paraprake që duket se favorizojnë partinë e Ramës në pushtet. Edhe agjencia e lajmeve Reuters është ndalur tek zgjedhjet duke theksuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, është në kurs për një mandat të paprecedentë, të katërt, në detyrë ndërsa rezultatet e pjesshme tregojnë se partia e tij socialiste ka një shumicë të dukshme. Në pushtet që në 2013, Rama është favorit për të fituar zgjedhjet, i ndihmuar pjesërisht nga një rrjet ndikimi i ndërtuar në 12 vite pushtet, një periudhë e fundit e rritjes ekonomike dhe një imazh popullor jashtë vendit – thekson Reuters. Nëse kryesimi qëndron, rama do të ketë edhe katër vite të tjera për të vazhduar misionin e tij të anëtarësimit të vendit ballkanik në BE në 2030-ën, një premtim që ishte në qendër të fushatës së tij por që disa ekspertë besojnë se është më optimist se c’duhet. Ndërsa Politico nënvizon se rezultati i zgjedhjeve në shqipëri mbetet i paqartë pasi as edhe një kanal i vetëm shqiptar nuk ka publikuar exit polle, duke i lënë fillimisht votuesit dhe vëzhguesit në terr për rezultatin. Ndërsa sjell një pasqyrë të zhvillimeve, politico thekson se sondazhet para zgjedhjeve e vendosnin partinë socialiste në avantazh, por opozita luftoi fort për të zgjuar bazën e saj dhe për të siguruar një rikthim, duke shkuar madje aq larg sa të pajtonte një strateg të trumpit, chris laCivita, për të ndihmuar fushatën. Nëse socialistët sigurojnë një mandat tjetër, rama që është tashmë në pushtet prej 12 vitesh, do bëhej lideri më jetëgjatë në shqipëri që nga sundimtari komunist Enver Hoxha – shkruan Politico.

“Zgjedhje në klimë të polarizuar e sulme online në fushatë”, OSBE-ODIHR: Falja e gjobave, e gabuar
12/05 16:45
“Partitë e vogla janë më mirë se ju”, Tanini i kthehet Mustafajt: Dhe ju jeni në shok politik
12/05 16:37
“Andi me shokët e tij”, Mustafaj përplaset me Taninin: Kam babain shkrimtar, i di fjalët
12/05 16:34
Top Channel/ Vora dhe njësia nr. 10 me votuan elektronikisht, publikohet sot rezultati
12/05 16:33
Shqipëria Vendosi – Zgjedhje 2025 – Pjesa 12
12/05 16:31
Top Channel/ Në Berat kryeson Partia Socialiste, ja si paraqitet situata në disa qendra numërimi
12/05 16:21
Top Channel/Në Cërrik përfundon numërimi,Partia Socialiste konfirmohet si fituese,PD forca e dytë…
12/05 16:21
Top Channel/ Numërimi ndërpritet në Shkodër, lëvizjet e SPAK pas denoncimeve për krime zgjedhore
12/05 16:20
Top Channel/ Vazhdon numërimi në Sarandë, Partia Socialiste kryeson, në Konispol…
12/05 16:03
Top Channel/ Vau i Dejës voton PSD, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës, vazhdon…
12/05 16:00
Top Channel/ Në Elbasan janë hapur më shumë se gjysma e kutive, PS kryeson me dyfishin e votave
12/05 16:00
Top Channel/ Në Bashkinë e Vlorës vazhdon numërimi, Partia Socialiste drejt fitores
12/05 15:54
Top Channel/ Ndërpritet numërimi i votave në Fier, në orën 18:00 mund të rinisë sërish pas…
12/05 15:54
Top Channel/ Vëzhguesit e OSBE-OHDIR: Fushatë e qetë zgjedhore, shqetësuese presioni ndaj zgjedhësve
12/05 15:50
“Katastrofa” në PD/ Ç’po ‘KURDIS’ Berisha?! Shpërthen ILIR VRENOZI: Doktor, PASTRO shtëpinë/ Mesazhi
12/05 15:49
Top Channel/Ndërpritet numërimi në Sukth,në Durrës PS në avantazh, PD mund të rrezikojë mandatin e 6
12/05 15:49
Top Channel/ Vazhdon procesi i numërimit në Kamëz, ja si renditen partitë
12/05 15:45
Top Channel/ Në selinë e PD heshtje, detaje nga ajo që po ndodh në Partinë Demokratike
12/05 15:40
Top News- Reagon Berisha! A do e pranojë ai humbjen? Çfarë thotë…
12/05 15:20
Top Channel/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR konferencë për zgjedhjet e 11 majit
12/05 15:14
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta