Gent Sejko do të qëndrojë në krye të Bankës së Shqipërisë edhe për 7 vite, pasi ka mundur të sigurojë dhe një tjetër mandat. Me 103 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi rizgjodhi Gent Sejkon. Prej 5 shkurtit të 2015-ës, Sejko drejton Bankën e Shqipërisë. Fillimisht u votua si Anëtak I Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, më pas duke marrë pozitën e guvernatorit, I dekretuar nga presidenti Ilir Meta. Sejko mori detyrën, të lënë nga Ardian Fullani.