Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në qendrën e re shëndetësore në Sarandë. Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme do të mbërrijë në vendin tonë një tjetër sasi e konsiderueshme e vaksinave Pfizer, duke e çuar në mbi 1.700.000 doza totalin e vaksinave të ardhura në vend.