Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të premte ka inspektuar një prej qendrave shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike, atë e cila ndodhet në Drimadhë, Dhërmi. Sipas Manastirliut janë më shumë se 29 mijë qytetarë të cilët kanë marrë shërbime falas në këto qendra shëndetësore verore.