Top News – Mamdani do arrestojë Netanyahun / Kur të vijë në samitin e OKB-së në Nju Jork
19/07/2026 13:02

Kryebashkiaku i Nju Jorkut po shqyrton mundësitë ligjore për arrestimin e Benjamin Netanyahut nëse kryeministri izraelit shkel në qytet. Para se të vinte në pushtet, Zohran Mamdani ishte zotuar të respektonte një urdhër arresti për Netanyahun të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në Gaza. Udhëheqësi izraelit pritet në Nju Jork në fund të shtatorit për t'iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. "Unë besoj se Kryeministri Netanyahu duhet të shkojë në Hagë", tha Mamdani për Neë York Times në një intervistë të botuar të shtunën. "Ai është një kriminel lufte i cili është akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale." Mamdani, kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit, ka dënuar me forcë luftën e Izraelit në Gaza, duke i quajtur veprimet e tij një gjenocid. Ai ka kundërshtuar fuqimisht mbështetjen ushtarake dhe financiare të SHBA-së për Izraelin. Ai tha se nuk është e qartë nëse ai ka autoritetin ligjor për të urdhëruar Departamentin e Policisë së Nju Jorkut të arrestojë një udhëheqës të huaj por tha se po zhvillonte biseda me zyrtarët ligjorë të qytetit për këtë çështje. Nëse ai do të realizojë kërcënimin e tij, kjo do ta vendosë atë në kurs përplasjeje të drejtpërdrejtë me Donald Trump, me të cilin ai ka mbajtur marrëdhënie cuditërisht miqësore. Uashingtoni nuk e njeh autoritetin e Gjykatës penale ndërkombëtare dhe Trump vendosi sanksione ndaj saj në shkurt të vitit të kaluar, duke thënë se Gjykata ishte "angazhuar në veprime të paligjshme dhe të pabaza që synonin Amerikën dhe aleatin e saj të ngushtë Izraelin".

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55