Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka ankimuar vendimin e gjykatës për masën e sigurisë që është dhënë ndaj tij, “arrest me burg”. Bëhet me dije se avokati i Malltezit ka dorëzuar zyrtarisht këtë të premte ankimimin pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit. Më herët ndaj Jamarbër Malltezit është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.