Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap në flagrancë me 297 doza lëndësh narkotike të dyshuara heroinë dhe kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Operacioni antidrogë, i koduar ‘Pikat’, u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’. Gjatë ndërhyrjes në lagjen nr. 16, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin J. K, 21 vjeç, banues në Shkozet.