Të përmalluar për mënyrën e jetesës së thuajse një viti më parë, francezët, po i drejtohen në numra të mëdhenj Monakos, për të shijuar, sic thonë ata, jetën e vjetër. “Është vendi i vetëm ku mund të hash në paqe, e të dalësh jashtë lirshëm”, thonë ata. Në principatën e Monakos, francezë nga rajonet fqinje, i largohen izolimit të koronavirusit, thjeshtë duke kaluar kufirin, e duke përfituar atje nga restorantet e hapura.