Top News- Mali i Zi ‘prek’ BE/ Hap përpara drejt anëtarësimit në Union
22/04/2026 23:04

Mali i Zi ka bërë një hap para drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkimit Europian u pajtuan që të nisin punën në traktatin e anëtarësimit. Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së vendosën që të themelojë një “grup ad hoc pune” për hartimin e traktatit të anëtarësimit – një hap teknik, por kyç në rrugën drejt anëtarësimit, sipas zyrtarëve. “Ky është një hap i madh në rrugën drejt anëtarësimit në BE, një njohje e qartë e progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për të përshpejtuar reformat. Gjithashtu ofron një shans për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e kaluara dhe për të përfshirë mbrojtje të reja dhe më të forta në traktatet e ardhshme të pranimit për të parandaluar kthimin prapa në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore.”, shkroi në platformën X, komisionerja për Zgjerim Marta Kos. Podgorica ka përmbyllur negociatat për 14 nga 35 të ashtuquajturat “grupe kapitujsh” – runde bisedimesh të organizuara sipas fushave të ndryshme, nga tatimet deri te politika mjedisore – duke rritur shpresat se mund të bëhet anëtare e BE-së në vitet e ardhshme. “Lajm jashtëzakonisht i mirë po vjen nga Brukseli”, tha ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorqeviq. Autoritetet në Mal të Zi synojnë të përmbyllin negociatat për anëtarësim deri në fund të këtij viti, në mënyrë që të hapet rruga për nënshkrimin dhe ratifikimin e traktatit të anëtarësimit, një proces që bazuar në praktikat e kaluara zgjat nga një deri në tre vjet.

Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08
Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16