Pas tre ditë luftë me flakët në malin e Shëngjinit ka ardhur ndërhyrja nga ajri mesditen e sotme. Janë angazhuar forcat e zjarrfikses, forcat e ushtrisë që prej dites së shtunë, po për shkak të terrenit te vështirë dhe erës vatrat e zjarrit jane përhapur në të gjithë kuroren e malit duke bërë që të digjen pjesa më e madhe e pishave të mbetura në këtë mal. Ky zjarr dyshohet te ketë përparuar nga mali i Rrencit i cili ra disa ditë më pare.