Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 6 mbeten aktive dhe 7 nën mbikëqyrje. Problem vijon zjarri në Malin e Dajtit, ku krahas forcave zjarrfikëse janë angazhuar dhe 30 efektivë të ushtrisë.