Parlamenti turk ka miratuar këtë të martë kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO duke i dhënë fund negociatave 20 mujore midis Ankarasë dhe Stokholmit. Nga 346 anëtarët e parlamentit që votuan, 287 ishin në favor të pranimit të Suedisë, 55 kundër dhe 4 të tjerë abstenuan. Votimi ishte hapi i dytë i procesit të ratifikimit të Turqisë pasi Komisioni i Punëve të Jashtme të parlamentit miratoi kërkesën muajin e kaluar. Tani pritet që presideënti Erdogan të nënshkruajë protokollin në ligj. Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i aleancës që duhet të japë votën pro për vendin nordik.