Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “The last”, pasi akuzohet si autori i një sërë grabitjesh të regjistruara në kryeqytet kohët e fundit. Në pranfga është vënë shtetasi me iniciale O.H. Burime zyrtare bëjnë me dije se ky shtetas në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.