Një tjetër tërmet ka goditur turqinë duke shkaktuar panik tek qytetarët. Sipas qendrës së menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.2 dhe e kishte epiqendrën në qytetin e Kahramanmarasit, dhe fatmirësisht nuk shkaktoi viktima apo të lënduar. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 22.17 kilometrash.