Koreja e Veriut është burimi kryesor që po mban në këmbë makinerinë e luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë. Inteligjenca ushtarake e Koresë së Jugut raportoi se një dërgesë me konteinerë me më shumë se 6 milionë predha artilerie, prodhim i Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi. Seuli tha se janë mbi 13 mijë konteinerë që janë transportuar përmes portit të Koresë së Veriut të Najinit që nga mesi i vitit 2022.