Një aksident i rëndë me dy viktima ndodhi pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Cërrik-Mollas. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Selvias, ku dy automjete u përlasën kokë më kokë duke shkaktuar pasoja fatale. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas goditjes së fortë ka përfunduar në kanal. Si pasojë humbi jetën Qemal Çala 63-vjeç dhe drilon tabaku 38-vjeç.