Top News – Makinat në gjendje të mjerë/ Kolaudimi i penalizon, do hiqen nga qarkullimi
15/06/2021 22:39

Disa foto të automjeteve të publikura nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të lënë pa fjalë. Jo se nuk jemi mësuar të shohim mjete që qarkullojnë në këtë gjendje, por habi të shkakton fakti se kështu të rrënuar tentojnë të kalojnë për kolaudim teknik. Por DPTSHRR që tashmë menaxhion kontrollin teknik të mjeteve, në postimin e saj në rrjetet sociale thotë se edhe në këtë gjendje këto mjete arrinin të kalonin kolaudimin vjetor. “Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! NUK KALON KOLAUDIMIN! Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi”, thuhet ne postimin e DPTSHRR-së. Ndër të tjera kërkohet që drejtuesit e mjeteve të punojnë për riparimin e tyre sipas afatit ligjor duke paralajmëruar se strukturat përkatëse do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste skandaloze. “Do të shkohet deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim”, thuhet në postimin e drejtorisë së përgjithsme të shërbimeve të transportit Rrugor.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Rama ‘provokon’ protestën nga Manastiri: Kalimtare! Kirjojmë bibliotekë mbarëkombëtare
22/11 23:07
Top News- Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale trondit Korenë e Jugut, ikën ministri
22/11 23:00
Top News- Stuhi shkatërruese në Brazil, erërat shkulin çatitë e shtëpive, shemben muret e shtyllat
22/11 23:00
Top Channel/ Bulevardi “mollë sherri” për protestën, policia përplaset me protestuesit
22/11 22:46
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Kosova rrezikon të humbë miliona / Fondet e BE-së, qeveria Kurti nën kritika
22/11 22:31
Top News – Djali i Dodik merr mandatin / Do formojë qeverinë e re të Republikës Serbe të Bosnjës
22/11 22:31
Top News- Shpërthim misterioz në anijen ruse në portin e Libisë, dyshimet për një sulm me dron
22/11 22:01
Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59