Njëmbëdhjetë persona mbetën të vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një burrë përplasi makinën e tij me një turmë njerëzish në një festival në Vankuver të shtunën në mbrëmje. Një 30-vjeçar nga Vankuveri u arrestua në vendngjarje, me policinë që tha se ai kishte një histori problemesh të shëndetit mendor. Mbi 30-vjeçarin rëndojnë tani akuza të shumëfishta për vrasjeje. Por, janë edhe shumë raste të tjera në të cilat makinat janë përdorur si armë.