Top News – Makina përplaset mbi turmën / Panik në Berlin, një i vdekur e 16 të lënduar
26/07/2026 12:43

Policia gjermane është në kërkim të një 21-vjeçari, që besohet se ka lidhje me qarqe islamiste, pasi një makinë u përplas me turmën në Paradën e Homoseksualëve në Berlin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 16 të tjerë. Incidenti i së shtunës ndërpreu paradën ku po merrnin pjesë qindra mijëra njerëz, një prej ngjarjeve më të mëdha të këtij lloji në Evropë. Pjesëmarrësit u detyruan të largoheshin nga vendngjarja, ndërsa sirenat e policisë u dëgjuan gjatë gjithë natës. Policia i tha agjencisë AFP se makina e të dyshuarit u gjet e braktisur pranë parkut Tiergarten. Autoritetet nisën një operacion kërkimi që përfshinte helikopterë dhe policë nga disa lande gjermane, në të gjithë kryeqytetin. Policia dhe prokuroria u bënë thirrje qytetarëve të japin informacione për një 21-vjeçar të identifikuar si Abdul B., duke paralajmëruar se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Sipas një zëdhënësi të policisë, i dyshuari besohet se ka lidhje me “qarqe islamiste”. Sulmi ndodhi pak para orës 22:00 të së shtunës. Një automjet, i ngjashëm me një minifurgon ose një SUV, hyri në parkun Tiergarten dhe goditi disa persona”, tha policia. Në mesin e 16 personave të plagosur, tre janë në gjendje kritike, sipas zëdhënësit të zjarrfikësve të Berlinit. Rreth 30 persona të tjerë morën trajtim në vendngjarje pasi ishin në gjendje shoku. Policia e përshkroi të dyshuarin si një person me trup të hollë, rreth 1.90 metra i gjatë, me flokë të zinj, i veshur me një kapuç të zi dhe pantallona të bardha. Hetuesit thanë se besohet se disa persona janë plagosur me mjete të mprehta dhe se një ose më shumë persona janë parë duke dalë nga automjeti pas incidentit. Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se përgjegjësit për incidentin do të përballen me drejtësinë. Përmes një deklarate, Merz e përshkroi ngjarjen si një “akt të tmerrshëm” dhe tha se ai dhe ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, po informoheshin vazhdimisht për zhvillimet.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55