Një 64-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Bicaj-Kukës. Viktima ishte duke kaluar rrugën kur dyshohet se u godit nga një automjet tip Passat që drejtohej nga një 56-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, ndërsa këmbësori mori plagë të shumta në trup. Si pasojë ai nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë një grup hetimor mblodhi provat e para dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ndërsa shoferi u shoqërua drejt komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale. Paraprakisht dyshohet të jetë bërë shkak shpejtësia e lartë.