Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht. Automjeti me drejtuese shtetasen E. K., dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht, i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.