Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Milot të Lezhës, ku një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 12-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e goditjes, i mituri ka përfunduar poshtë makinës. Banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë duke përdorur mjete rrethanore për të nxjerrë fëmijën. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor.