Mëngjesin e kësaj të diele, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, si pasojë e të cilit makina e katër pjesëtarëve të familjes Hebeja ka përfunduar në kanal dhe është shkatërruar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 07 e 15 minuta, në fshatin Buzmadh, ku makina tip “Honday” ka humbur kontrollin. Brenda makinës ndodheshin katër pjesëtarrët e familjes Hebeja, Maks Hebeja, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur. Kjo familje prej kohësh jetonte në Greqi, ndërkohë prej pak ditësh ishin kthyer në Patos për të kaluar pushimet e verës.