Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Fier–Seman, në fshatin Ferma Çlirimi. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Mercedes-Benz, që po lëvizte në këtë aks rrugor, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjet.