Një makinë ka marrë flakë mesditen e së djelës në dalje të qytetit të Fierit. Mjeti tip mercedes-benz ishte duke lëvizuar kur drejtuesi i mjetit ka parë tymin që dilte nga makina. Mënjëherë ai ka dalë prej saj duke iu shmangur zjarrit. Menjëherë në vendngjarje mbërriti policia dhe zjarrfiksja, e cila bëri të mundur fikjen e zjarrit. Ndërkohë mjeti është shkrumbuar thuajse krejtësisht. Shkak i zjarrit sipas ekspertëve është bërë një shkendijë elektrike në motorin e automjetit. Drejtuesi mjetit ka qenë duke udhëtuar në rrugen kryesore, por pasi ka parë tymin, e ka devijuar makinën në një rrugë dytësore për të mos rrezikuar mjete të tjera dhe më pas është larguar nga mjeti.