Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Drejtuesja e një automjeti tip “Ford” nuk ka arritur të marrë kthesën, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanalin anësor, i cili fatmirësisht nuk kishte ujë. Në automjetin e marrë me qira udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor. Mësohet se tre motrat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit.