Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një makinë ka përplasur një turmë në jug të Belgjikës. Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Strépy-Bracquegnies, rreth 50 km në jug të kryeqytetit Bruksel. Makina raportohet se u përplas me shpejtësi të lartë në një grup prej rreth 60 personash që po përgatiteshin të merrnin pjesë në një paradë karnavalesh të dielën. Si pasojë 6 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë në gjendje të rëndë.