Një 65-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor pasditen e kësaj të mërkure në aksin Fier-Seman. Viktima ishte duke lëvizur me një biçikletë në vendin e quajtur Fermë- Çlirim, kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 31-vjeçar. Nga goditja e fortë, 65-vjeçari ndërroi jetën në vend, ndërsa makina doli nga rruga e përfundoi në kanal. Shoferi u shoqërua drejt komisariatit për veprime të mëtejshme. Paraprakisht dyshohet se shkak u bë shpejtësia.