Dy persona humbën jetën këtë të hënë në dy aksidente të ndryshme rrugore. Në aksin Roskovec-Berat një 50-vjeçar që po lëvizte me biçikletë u përplas nga një makinë. Gëzim Xhoka nuk mundi t’I mbijetonte goditjes së fortë e për pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë shoferi u shoqërua në komisariat. Ende nuk dihet shkaku I aksidentit, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.