Rolls Royce ka zbuluar së fundmi makinën më të re të koleksionit ‘Boat Tail’ të punuar me dorë, dizajni i të cilës është frymëzuar nga jahte ultra luksoze dhe ka një çmim marramendës prej 28 milionë dollarësh. Rolls-Royce Boat Tail , është model i frymëzuar nga varkat me vela J-Class. Është krijuar në bazë të makinave Boat Tail të viteve 1920 dhe 1930. Boat Tail’ i ri është krijuar pasi u porosit nga një klienti i cili gjithashtu zotëron një tjetër makinë që ngjason me Boat Tail, një model i vitit 1932 .