Koncepti i një makine fluturuese nuk është i ri, por një kompani ambicioze amerikane mund të jetë e para që do ta sjellë në treg. Alef Model A, i krijuar nga Alef Aeronautics në Kaliforni do të jetë e disponueshme për vetëm tre vjet. Ajo është një automjet plotësisht elektrik dhe përmban plot tetë helika që I mundësojnë të fluturojë në ajër. Këto helika, të cilat zëvendësojnë motorët tradicionalë të makinave, e lejojnë atë të ngrihet drejt e në ajër nga një rrugë konvencionale, pa pasur nevojë për ndonjë hapësirë pistë.