Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në rrugën e Vilës së Zogut në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet Benz ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë. Në drejtim të mjetit ka qenë një vajzë e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.