Makina del nga rruga, në aksin Lushnje- Berat, plagoset drejtuesi i mjetit , një pastor shtetas i huaj i quajtur Smarsuel Gurezi 32 vjeç. Sipas informacioneve në vend ngjarje, pas daljes nga rruga makina tip Dacia përfundoi në kanalin buzë rrugës. Fatmirësisht ai nuk kishte ujë, i cili mund të rrezikonte jetën e 32-vjeçarit. Atij i janë mbyllur dyer e mjetit gjatë përmbysjes dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, punonjësit e së cilës prenë llamarinat e makinës dhe nxorën shtetasin e huaj.