Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet të cilët u nxorën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.