Një 43-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Lushnjë. Ngjarja ndodhi në rrethrotullimin e plasmasit, ku një makinë tip benz që drejtohej nga 43-vjeçari Ernis Xhumari humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Fillimisht mjeti u përplas me bordurën anësore dhe më pas me shtyllën elektrike. Mjeti për shkak të shpejtësisë përfundoi disa metra larg duke u përmbysur. Si pasojë makina u përmbys ndërsa shoferi nuk mundi të mbijetojë nga goditja e fortë dhe humbi jetën në vendngjarje.