Top News/ Magura V5 kundër Flotës ruse / Asnjë vend i sigurt për luftanijet e Putinit
03/07/2024 15:41

Dronët e marinës ukrainase sulmuan një port në qytetin e Novorosijsk, i cili mban një bazë detare të Flotës ruse të Detit të Zi, sipas raporteve lokale. Vjeshtën e kaluar, Rusia zhvendosi shumë nga luftanijet e saj larg nga Krimea e aneksuar, duke i tërhequr prapa në bazën e Novorosijskut, në rajonin Krasnodar të Rusisë, si rezultat i sulmeve të vazhdueshme ukrainase mbi anijet e saj. Kryebashkiaku i Novorosijskut, Andrej Kravchenko, njoftoi një sulm me mjete pa pilot në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa kanalet lokale në Telegram thanë se banorët raportuan se kishin dëgjuar shpërthime të shumta. “Mos dilni jashtë, sidomos në argjinaturën buzë detit”, paralajmëroi kryebashkiaku banorët. Moska tha ndërkohë se kishte shkatërruar disa dronë detarë të ukrainës gjatë natës, por kanalet lokale në telegramë, e vunë në dyshim këtë version. Ato publikuan imazhe satelitore që dukej se tregonin zjarre që digjeshin në portin e Novorosijskut. “Rusia njoftoi për shkatërrimin e dy dronëve detarë të ukrainës, në det. Por në fakt, zjarret janë në tokë”, shkruan ata. Ukraina ka shtuar sulmet e saj ndaj marinës ruse duke përdorur dronët e saj detar Magura V5 në muajt e fundit. Në maj, Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës tha se i kishte shkaktuar dëme në vlerë 500 milionë dollarë anijeve luftarake të Moskës që nga fillimi i luftës. Droni Magura V5 është "arma kryesore dhe më e mirë në dispozicion të Ukrainës" për të sulmuar Flotën e Detit të Zi, tha zëdhënësi i Drejtorisë, Andriy Yusov. Sipas zyrtarëve ukrainas, deri më tani, një e treta e flotës ruse në detin e zi është shkatërruar.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54