Unioni i gjyqtarëve ka paralajmëruar dërgimin në Kushtetuese dhe ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi për pagat e magjistratëve, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar ftesën e tij për t’u ulur në një tryezë dhe për të gjetur një formulë të përbashkët dhe të qëndrueshme për këtë çështje. Ftesa është dorëzuar te të gjitha institucionet e drejtësisë, nga Gjykata Kushtetuese, te Gjykata e Lartë, dy këshillat, SPAK dhe te Prokuroria e Përgjithshme. Në shkresë, Rama fton drejtuesit dhe përfaqësuesit e këtyre institucioneve që t’i bashkohen tryezës së diskutimit për pagat më 28 shtator në Kryeministri.