Top News – ‘Magazinën e hashashit e ka vëllai’. Drejtori i Burgut të Rrogozhinës do hetohet i lirë
20/03/2026 12:31

Pas vetëdorëzimit në polici mbrëmjen e së enjtes, drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është lënë i lirë pas marrjes në pyetje nga policia. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi u shpall në kërkim pas gjetjes së 4 mijë rrënjëve kanabis në një magazinë në Peqin, për të cilën pretendohej se ishte në pronësi të tij. Por gjatë marrjes në pyetje, një gjë e tillë është hedhur poshtë nga drejtori i Burgut të Rrogozhinës, ku ka deklaruar se banesa dhe magazinat janë në pronësi të vëllait të tij dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë veprimtari të paligjshme. Hetimi për Bilal Hasën do të vijojë në gjendje të lirë, teksa për të është marrë masa e pezullimit nga detyra si drejtor i Burgut të Rrogozhinës, ndërkohë që I vëllai I tij është shpallur në kërkim nga policia. Sasia e bimëve narkotike u zbulua nga një aksion I një ditë më parë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit. Gjatë operacionit policor të koduar "Kurtaj" policia sekuestroi 4 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, llampa, neonë e pajisje të tjera elektrike. Në vijim të veprimeve hetimore policia shpalli në kërkim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës edhe përgjegjësin e OSHEE për zonën e Peqinit.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48