Top News – Mafiozi që kërcënon Erdoganin/ Sedat peker zbulon lidhjet e qeverisë me mafian
28/05/2021 13:56

Mafiozi Sedat Peker shkaktoi një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale me mesazhet e tij. Shtatë video të tij në YouTube - e secila prej tyre virale, kanë shkaktuar reagime të shumta në Turqi. Në videot e tij ai akuzon rëndë politikanë të njohur të partisë në pushtet. Ai thotë se politikanët janë të përfshirë në vrasje, përdhunime, kontrabandë droge, abuzim të pushtetit dhe shumë aktivitete të tjera kriminale. Në të njëjtën kohë, sipas Peker, qeveria turke e ka mbrojtur ate nga ndjekja penale për vite me radhë - ai thotë se ka pasur madje edhe mbrojtje policore nga qeveria. Në video-mesazhet e tij, Peker ka vënë në shënjestër në veçanti ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu. Ai thotë se vetë ministri e kishte paralajmëruar kur janë nisur hetimet kundër tij. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai ka mundur të ikë nga Turqia në vitin 2020 dhe të strehohet në Dubai, thotë Peker në një video. Për shkak se kundër tij deri tani nuk ka filluar asnjë hetim gjyqësor, deri tani nuk është e qartë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. E qartë është vetëm se pozita e Suleyman Soylu po dobësohet shumë - opozita po kërkon me forcë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. 49-vjeçari Sedat Peker ishte i njohur për publikun turk për një kohë të gjatë. Ai konsiderohet si një prej më të mëdhenjve në botën e krimit turk, iu desh të përgjigjej në gjykatë disa herë për vrasje, vrasje në tentativë dhe rrëmbim dhe u dënua për "krijimin e një organizate kriminale". Paraqitjet e tij në YouTube do të thonë një dëmtim tjetër i imazhit të Recep Tayyip Erdogan. Për një kohë të gjatë, presidenti turk Erdogan ka heshtur në lidhje me deklaratat e Peker. Ai është pozicionuar vetëm pasi u detyrua të reagojë. "Na mbush me trishtim të shohim se në vendin tonë ka njerëz të mjerë dhe të padenjë, që mbështeten nga bandat mafioze. Organizatat terroriste dhe bandat kriminale janë i njëjti lloj gjarpri helmues", theksoi presidenti pas një mbledhje të kabinetit qeveritar këtë javë.

Top Channel/ Suedia në alarm! Dronë mbi aeroport, ndërpriten fluturimet
06/11 22:31
Top News- Rusia provokon sërish/ Moska dërgon avionë pa pilotë në hapësirën suedeze
06/11 22:13
Top News- Afganistani e Pakistani nisin sulmet/ Shkëmbejnë zjarr në kufi, rrezikojnë bisedimet
06/11 21:12
Top News- Izraeli rinis luftë tjetër, raketa drejt aleatëve të Hamas
06/11 20:43
Top Channel/ E pazakontë! Sarkozi ha vetëm kos në burg! Zbulohet arsyeja
06/11 19:54
Top News – Pasojat e mbylljes së qeverisë. Trupat amerikane kërkojnë lëmoshë në Gjermani
06/11 16:53
Top News – Luftohet ‘shtëpi më shtëpi’ / Rusia përparon në Pokrovsk, ‘dëbon’ ukrainasit
06/11 16:23
Top News – Muzeu i Luvrit, ‘han me shumë porta’ / Duhen vite për të rregulluar problemet e sigurisë
06/11 16:21
Top News – Ukraina në ‘luftë të përjetshme’ / Ish shefi i NATO-s: Forcë mbrojtëse evropiane në Kiev
06/11 15:07
Top News – 400 mijë njerëz nën armë / Polonia ‘në luftë’, do stërvisë ushtarakisht popullatën
06/11 15:04
Top News – Ushtria amerikane, bazë në Siri / Trump po punon për një ‘pakt sigurie’ me Izraelin
06/11 15:00
Top News – Sistemi Merops kundër Rusisë / Polonia e Rumania blindohen, mbrojtje nga dronët
06/11 15:00
Top News – Rrjetet e energjisë dhe GPS në rrezik / ‘Shpërthen’ dielli, stuhi e fortë gjeomagnetike
06/11 14:55
Top Channel/ Gjermani: Svastika me gjak njeriu në makina e fasada, “terrorizohet” Hanau!
06/11 14:52
Top News – Zhduket dallga e famshme e Mynihut/ Sërfistët të tronditur, ndodhi pas pastrimit të lumit
06/11 14:51
Top Channel/Tempulli më i vjetër, Majat “vizatuan” kozmosin/ CNN: Në qendër ka figurën e kryqit!
06/11 14:45
Top Channel/ Gjermani, industria e çelikut në prag kolapsi: Merz, samit ugjent në Berlin!
06/11 14:43
Top News – Belgjika ‘nën sulm’, alarm sigurie / Mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare pas dronëve
06/11 13:19
Top News – Bota ‘dridhet’, SHBA lëshon ‘Minuteman III’/ Raketa balistike, pjesë e triadës bërthamore
06/11 13:15
Top News – Angelina Jolie, papritur në Ukrainë / Rekrutuesit ushtarakë ndërpresin vizitën
06/11 12:15
BILETA Portokalli - Bileta